top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BALLSH: OLSI KAPLLANAJ U ARRESTUA; GJYKATA E AKUILAS NË ITALI I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR DROGË NË KUADRIN E ORGANIZATËS KRIMINALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Ballsh, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Olsi Kapllanaj, me moshë 20 vjeç.


Njoftim | Policia e Shtetit/Operacione policore të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve që i fshihen në Shqipëri, akuzave të drejtësisë italiane.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 51”.


Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e pjesëtarit të një organizate kriminale në Itali.


Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh.


Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.


Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page