top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“KTHESA E CAKRANIT”; FIER | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME TRE TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.

Kthesa e Cakranit”, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Fier-Cakran”, ku janë përplasur dy automjete; njëri i markës “Ford” dhe tjetri i markës “Volkswagen”.


Njoftim | Fier/Informacion paraprak.


Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur "Kthesa e Cakranit" automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh.


Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page