top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E FIERIT: 12 VJET BURG PËR FLORIAN MUKËN + 1 VIT BURG PËR KLAJDI MUKËN | U GJYKUAN PËR VRASJEN E GREI BIHUCIT (PROKURORI PETRIT VUKAJ KËRKOI 25 VJET BURG PËR TË PARIN DHE 12 PËR TË DYTIN).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 23
  • 1 min read
ree

Fier, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shqiptoi dënim penal për:

1- Z. Florian Muka (12 vjet heqje lirie nga 25 që kërkoi Prokuroria), për shkak se ai pranoi aktin kriminal dhe kërkoi falje.

2- Të miturin Klajdi Muka - i pranishëm në ngjarjen kriminale por jo i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekzekutimin e saj (1 vit heqje lirie), për moskallëzim krimi (dënim penal të cilin e ka kryer).


Ata u gjykuan penalisht për vrasjen e z. Grei Bihuci, e ndodhur më 11 mars, të vitit 2024, në Fier.


Trupi gjykues përbëhej nga:

1- Z. Genci Busho (kryetar).

2- Z. Vladimir Cjapi dhe znj. Elira Hroni (anëtarë).


Prokuror ishte:

1- Z. Petrit Vukaj (i cili, kërkoi shpalljen fajtor të të akuzuarëve; për z. Florian Muka kërkoi dënim penal me 25 vjet heqje lirie; për të miturin Klajdi Muka kërkoi dënimin penal me 12 vjet heqje lirie.


Mbrojtës ligjor (avokat) i të akuzuarve ishte:

1- Z. Ervis Goxhaj, i cili, argumentoi se vrasja u krye në kushtet e vetëmbrojtjes.

Z. Grei Bihuci.
Z. Grei Bihuci.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page