top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AVIONË USHTARAKË AMERIKANË FLUTURUAN MBI DETIN E KARAIBEVE | U REGJISTRUA KALIMI I NJË BOMBARDUESI B-52 DHE I DY AVIONËVE LUFTARAKË “F/A-18” + NJË “E-2”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Disa avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi ujërat e Karaibeve të hënën midis bregdetit të Venezuelës dhe ishullit të Kuraçaos, të cilët, janë rreth 65 kilometra larg njëri-tjetrit”.


Ky lajm raportohet nga agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”, e cila, ka parë në faqen e internetit të ndjekjes së fluturimeve “FlightRadar24”.


Konkretisht, u regjistrua kalimi i të paktën një bombarduesi B-52, dy avionëve luftarakë F/A-18 dhe një E-2, një aeroplan paralajmërimi të hershëm dhe kontrolli operacionesh.


Kjo mbingarkesë trafiku përkon me anulimet e fluturimeve nga linjat ajrore ndërkombëtare, pasi Administrata Federale e Aviacionit të ShBA-ës (FAA) të shtunën e kaluar u kërkoi linjave ajrore të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme kur fluturojnë mbi territorin e Venezuelës.


Që atëherë, të paktën 22 fluturime që nisen nga Karakasi janë anuluar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page