top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALIA DHE FILIPINET NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR MBROJTJEN DHE SIGURINË DETARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 29, 2024
  • 2 min read

Kanberra, Australi | Qeveritë e Australisë dhe Filipineve nënshkruan sot në Kanberra (Canberra) një sërë marrëveshjesh në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit detar, dhe sigurisë kibernetike.

Këtë e kanë raportuar mediat vendase.

Në ceremoni morën pjesë kryeministri Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) dhe presidenti Ferdinand Markos i Riu (Marcos Junior), i cili, aktualisht ndodhet për vizitë në Australi.

Marrëveshjet e nënshkruara ndër të tjera kanë të bëjnë me teknologjitë kritike, ekonominë dixhitale, dhe politikat e konkurrencës.

Ne do të bashkëpunojmë edhe më intensivisht për të promovuar vizionin tonë të përbashkët për rajonin, duke përfshirë çështjet e sigurisë civile, detare, mbrojtjen e mjedisit detar, dhe promovimin e respektimit të ligjit ndërkombëtar”, u tha kryeministri australian gazetarëve, duke garantuar se të dy vendet do të vazhdojnë të të bashkëpunojnë për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kryeministri australian njoftoi gjithashtu 20 milionë dollarë investime të reja për të mbështetur reformat në Filipine.

Presidenti Markos mbërriti në Kanberra (Canberra) dje, më 28 shkurt 2024, për një vizitë dy-ditore, gjatë së cilës, iu drejtua edhe një sesioni të parlamentit.

Me këtë rast, presidenti i Filipineve theksoi seriozitetin e përpjekjeve të Kinës për të minuar rregullat dhe normat e përbashkëta, jo vetëm për Manilën, por për të gjitha vendet e Azisë Juglindore, dhe për ato me interesa ekonomike në Detin e Kinës Jugore.

Mbrojtja e këtij të fundit - shtoi ai - është thelbësore për paqen rajonale, dhe guxoj të them, për paqen globale.

Ne kemi një interes absolut për t'i mbajtur detet tona të lira dhe të hapura dhe për të siguruar kalimin e papenguar të anijeve. Filipine tani e gjen veten në vijën e parë kundër veprimeve që minojnë paqen rajonale, gërryejnë stabilitetin, dhe kërcënojnë suksesin rajonal. Problemet me të cilat përballemi mund të jenë të mëdha, por vendosmëria jonë është po aq e madhe. Ne nuk do të dorëzohemi”, tha presidenti Markos.

Vitin e kaluar ishte kryeministri australian që vizitoi Manilën, i pari kryeministër australian në 20 vitet e fundit.

Australia do të presë udhëheqësit e Shoqatës së Azisë Juglindore (ASEAN) javën e ardhshme në Melburn.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page