top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALI | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË BONDI BIÇ (BEACH) NË NJË FESTË TË BASHKËSISË HEBREJE; KA TË VDEKUR DHE TË PLAGOSUR; DY TË ARRESTUAR NGA POLICIA VENDORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 2 min read

Sideni, Australi | Të shtëna me armë në Bondi Biç (Beach) në Sydnei, Australi.


Një person raportohet se ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas sulmit gjatë një feste Hanukkah.


Sipas entit mediatik izraelit “Jerusalem Post”, dy subjekte u arrestuan menjëherë pas ngjarjes – pohuan zyrtarët vendorë të zbatimit të ligjit.


Z. Xherëmi Liblër (Jeremy Leibler), president i Federatës Sioniste të Australisë, tha se:

1- Komuniteti hebraik është në shok. Kishte 2000 anëtarë të komunitetit hebraik që festonin Hanukkah dhe ndezën qirinjën e parë së bashku në plazhin Bondi. Ne jemi në gatishmëri të lartë”.


Policia e Uellsit të Ri Jugor iu përgjigj raportimeve për një person që kishte hapur zjarr në plazhin Bondi.

 

Në një postim në rrjetet sociale virtuale, policia e përshkroi incidentin si një incident në vazhdim dhe u bëri thirrje banorëve të shmangin zonën.


Kushdo që ndodhet në zonë duhet të kërkojë strehim”, tha policia vendore.


Pamjet e shpërndara në mediat sociale virtuale, raporton enti mediatik “Daily Star”, tregojnë një ndërhyrje masive të policisë në zonë, të frekuentuar nga vendasit dhe turistët.


Dëshmitarët raportuan se një burrë doli nga një automjet në Kempbell Përeid (Campbell Parade) dhe hapi zjarr.


Pamjet e mëtejshme nga vendi i ngjarjes tregojnë dy persona të veshur me të zeza që qëllojnë në plazh.


Në një përditësim të mëtejshëm, Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se:

1- Ju lutemi ndani mesazhin tonë për qytetarët që të shmangin zonën e Bondi Biçit (Beach) ndërsa operacioni policor vazhdon dhe ne ende po u kërkojmë njerëzve në zonë të strehohen derisa të përcaktojmë se çfarë po ndodh”.


Plazhi Bondi, i vendosur në periferi lindore të qytetit, është një vend ikonik i dashur si nga vendasit ashtu edhe nga turistët.


Është një nga plazhet më të famshme në botë, i njohur për atmosferën e tij të relaksuar, rërën e artë dhe madje edhe për surfingun.


Dëshmitarët okularë që morën pjesë në festimin e Hanukkah në Bondi Biç (Beach) raportuan se dy burra dolën nga një automjet në Kempbell Përeid (Campbell Parade), pranë Bondi Pavilion-it, dhe hapën zjarr rreth orës 6:40 të mbrëmjes.


Lajmin e raportoi enti mediatik “Daily Mail”.


Eventi, “Hanukkah by the Sea”, u reklamua si një mbrëmje miqësore për familjen.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Numri i të vdekurve shkoi në 10.


Kështu raporton enti mediatik “Sky News”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page