SHUMË SUBJEKTE TË PLAGOSUR NË SULMIN ME THIKË NË TREN NË MBRETËRINË E BASHKUAR | PO HETOHET PËR SULM TERRORIST.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 2
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Disa subjekte u plagosën me thikë në sulmin në tren në Kembrixhshaiër (Cambridgeshire).
Enti mediatik “Sky” raporton se Shërbimi i Ambulancës së Anglisë Lindore tha se kishte marrë masa në shkallë të gjerë.
Një zëdhënës shpjegoi se ambulanca të shumta, komandantë taktikë dhe Ekipi i Reagimit në Zonën e Rrezikshme iu përgjigjën vendit të ngjarjes, së bashku me ekipet e kujdesit intensiv dhe helikopterët nga East Anglian Air dhe Essex & Herts Air Ambulance.
“Mund të konfirmojmë se kemi transportuar pacientë të shumtë në spital”, tha zëdhënësi.
Numri i të plagosurve, serioziteti i tyre dhe nëse ka pasur ndonjë vdekje ende nuk dihet.
Identitetet e të arrestuarve janë gjithashtu të panjohura, si dhe koha e mundshme; situata është ende duke vazhduar.
“Incidenti i tmerrshëm në një tren pranë Hantingdonit (Huntingdon) është thellësisht shqetësues”, shkroi kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) në rrjetin social Iks (X).
“Mendimet e mia - shtoi ai - janë me të gjithë ata që janë prekur dhe falënderimet e mia shkojnë për shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre. Kushdo në zonë duhet të ndjekë këshillat e policisë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments