AUSTRALI: NJË BURRË GODITI ME THIKË PESHKOPIN E KISHËS ASIRIANE DHE BESIMTARËT GJATË MESHËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 16, 2024
- 1 min read
Updated: Aug 25

Sideni, Australi | Peshkopi i Kishës Asiriane të Lindjes Mar Mari Emmanuel u godit me thikë sot në Ueiklei (Wakeley), një periferi e Sidneit, ndërsa një shërbesë fetare ishte duke u zhvilluar.
Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi australian “ABC”, i cili ka transmetuar edhe një video ku shfaqet episodi kriminal.
Personi përgjegjës, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u arrestua menjëherë, ndërsa kleriku, në kushte kritike, por të qëndrueshme, sipas burimeve shëndetësore në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, ndodhet tani në spitalin Liverpulit (Liverpool), në Sidnej.
Megjithatë, tre persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit dhe u trajtuan nga mjekët para se të transferoheshin gjithashtu në spital.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































