top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JULIAN ESËNXH (ASSANGE) DO TË VENDOSET NË AUSTRALI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25, 2024
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Themeluesi i organizatës Uikilliks (WikiLeaks), Julian Assange ka pranuar të pranojë fajin për një akuzë të rëndë në lidhje me rolin e tij në një nga shkeljet më të mëdha të materialit të klasifikuar të Amerikës, si pjesë e një marrëveshjeje me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së që do ta lejojë atë të shmangë burgun në Shtetet e Bashkuara dhe këthimin në Australi.

 

Këtë e raporton transmetuesi mediatik amerikan CNN, duke cituar dokumentet e dorëzuara së fundmi në gjykatë.

 

Marrëveshja për pranimin e fajësisë ende duhet të miratohet nga një gjykatës federal.

 

Sipas kushteve të marrëveshjes së re, prokurorët e Departamentit të Drejtësisë do të kërkojnë një dënim prej 62 muajsh, i cili është i barabartë me më shumë se pesë vjetët që z. Esënxh (Assange) ka kryer në një burg të sigurisë maksimale në Londër, ndërsa ai luftonte ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

 

Marrëveshja për pranimin e fajësisë do të njihte kohën e kaluar tashmë pas hekurave, duke i lejuar z. Esënxh (Assange) të kthehej menjëherë në Australi, në vendin e tij të lindjes.

 

Themeluesi i Uikilliks (WikiLeaks) është akuzuar me 18 pika në një aktakuzë të vitit 2019 për rolin e tij të dyshuar në nxjerrjen e dokumenteve top-sekret, një krim që mbart një maksimum prej 175 vjetësh burgim, megjithëse ka shumë pak gjasa që ai të dënohet me një dënim të tillë.

 

Ai po ndiqej penalisht nga autoritetet amerikane për publikimin e dokumenteve të klasifikuara ushtarake të ofruara nga ish-analistja e inteligjencës së Ushtrisë Çelsi Mining (Chelsea Manning), në vitet 2010 dhe 2011.

 

Zyrtarët amerikanë thanë se z. Esënxh (Assange) i bëri presion z. Mining (Manning) për të marrë mijëra faqe të rrjedhjeve të kabllove diplomatike të paidentifikuara amerikane që rrezikonin potencialisht burime të klasifikuara, raportet e aktivitete të rëndësishme në lidhje me Luftën e Irakut dhe informacion në lidhje me të burgosurit e Gjirit të Guantanamos.

 

Presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden) ka aluduar në muajt e fundit për një marrëveshje të mundshme të shtyrë nga krerët e qeverisë australiane për të rikthyer z. Esënxh (Assange) në Australi.

 

Zyrtarët e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë kundërshtuan çdo marrëveshje që nuk përfshinte pranimin e fajësisë nga z. Esënxh (Assange), thanë njerëz të njohur me këtë çështje për transmetuesin mediatik CNN.

 

Muajin e kaluar, një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar vendosi se z. Esënxh (Assange) kishte ende të drejtën të apelonte ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë atij një fitore në luftën e tij shumëvjeçare për të shmangur gjyqin në Shtetet e Bashkuara për krimet e tij të hamendësuara.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page