PRESIDENTËT E KILIT DHE TË MEKSIKËS PËRKUJTUAN 50 VJETORIN E GRUSHTIT TË SHTETIT KILIAN (1973).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 12, 2023
- 2 min read

Santiago, Kili | Presidentët e Kilit dhe Meksikës, mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi, të dielën, duke shënuar 50 vjetorin e grushtit të shtetit kilian, të vitit 1973, ku gjenerali Augusto Pioçet (Augusto Pinochet) rrëzoi Presidentin Salvador Allende.
Paraqitja e presidentëve pasoi një marshim fillimisht paqësor, i cili, më vonë degjeneroi në përleshje midis civilëve dhe policisë.
Më 11 shtator 1973, Gjenerali Pinoçet (Pinochet) filloi një grusht shteti ushtarak për të hequr presidentin Allende nga pushteti.
Më pas, diktatura ushtarake 17-vjeçare nën drejtimin e tij, rezultoi në më shumë se 3000 njerëz të vrarë, dhe mbi 40000 njerëz të zhdukur.
Në Amerikën Latine, grushti i shtetit i vitit 1973 konsiderohet si “11-9 e parë”, kur forcat perëndimore dyshohet se ndërhynë për të shkatërruar demokracinë e vendit, armatosën skuadrat e vdekjes së Gjeneralit Pinoçet (Pinochet), dhe zbatuan politika të ashpra neoliberale, që e zhytën vendin në një krizë të rëndë ekonomike.
Përpara 50-vjetorit, qeveria kiliane njoftoi një iniciativë të re, për të gjetur eshtrat, e më shumë se një mijë njerëzve, që u zhdukën gjatë diktaturës së Gjeneralit Pinoçet (Pinochet).
Gjatë fjalimit të përbashkët, presidenti kilian Gabriel Boriç, nënvizoi lidhjet e gjata midis Kilit dhe Meksikës.
Ai deklaroi se aleanca aktuale e Kilit dhe Meksikës ecën përpara me një përkushtim të palëkundur ndaj demokracisë së përqendruar te njerëzit, duke i dhënë përparësi “të varfërve në radhë të parë”, dhe duke mbështetur të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Presidenti meksikan Manuel Lopez-Obrador u bëri jehonë fjalëve të z. Boriç.
Fjalimi i përbashkët u zhvillua pas një marshimi pranë pallatit presidencial “La Moneda”, në kryeqytetin kilian, Santiago. Marshimi u kthye i dhunshëm, duke çuar në konfrontime midis civilëve dhe forcave të rendit.
Pavarësisht ndryshimit të ngjarjeve, shumica e pjesëmarrësve në marshim, duke mbajtur flamuj kilianë, dhe duke brohoritur parulla që kërkonin “të vërtetën dhe drejtësinë bash tani”, ose duke shpallur “Allende jeton”, vazhduan të marshonin në mënyrë paqësore.
Marshimi shërbeu si një kujtesë e ndikimit të grushtit të shtetit të vitit 1973 në demokracinë kiliane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments