ATLETJA EBLA MATILDA NERVE NGA NORVEGJIA U BË VIRALE PA MARRË PJESË NË LOJËRAT OLIMPIKE TË PARISIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 10, 2024
- 1 min read
Oslo, Norvegji | Një sportiste nga Norvegjia “vodhi” shfaqjen në Lojërat Olimpike pa qenë atje.
Më konkretisht, është 17-vjeçarja Ebla Matilda Nerve nga Norvegjia, kërcimet e së cilës po bëjnë xhiron ditët e fundit në rrjetet sociale, edhe pse nuk ishte në Paris së bashku me Lene Onsrud Regius, e cila mori pjesë në finale.
Videoja e sportistes Nervit duke u bërë virale në rrjetet sociale është në fakt nga turneu evropian për nën-18 vjeç që u zhvillua në Sllovaki në fund të korrikut.
Aty fitoi medaljen e argjendtë.
“Është një nder të përfaqësosh Norvegjinë në Sllovaki”, tha 17-vjeçarja.
“Një eksperiencë që nuk do të harrohet. Një falënderim i madh për mekanizmin mbështetës që më rrethon që e bën këtë të mundur”, tha ajo.
Sapo përfundoi kompeticioni evropian U18, sportistja Nervi u kthye në vendlindje për të shijuar verën.
Në eventin që u zhvillua në Sllovaki ajo tregoi perspektivë të madhe duke arritur kufijtë e saj.
Kërcimet e saj ishin mjaft teknike, ajo tregoi shpejtësi në pistë dhe arriti të kalonte mirë shiritin në shumicën e sukseseve të saj.
Me një kërcim prej 4.15 në vetëm 17 vjeçe, ajo me siguri mund të ëndërrojë një prani në Lojërat Olimpike të Los Angeles në vitin 2028, edhe pse do të jetë ende vetëm 21 vjeç.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



































Comments