ATHINË | U ARRESTUAN DHIMITËR MECI (DIMITRIOS METSIS) NGA FSHATI LABOVË E POSHTME I GJIROKASTRËS; ANDREA BROKERI (NGA HIMARA); FATJON PRENDI (FATJION PRENDI) NGA LEZHA; VRASËS ME PAGESË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 10, 2025
- 7 min read
Updated: Dec 11, 2025

Athinë, Greqi | Strukturat vendore të Policisë greke (Ελληνική Αστυνομία), arrestuan:
1- Z. Dhimitër Meci (i njohur edhe si Dhimitrios Metsis), me moshë 45 vjeç, nga fshati Labovë e Poshtme, i Gjirokastrës.
2- Z. Andrea Brokeri, me moshë 32 vjeç, nga fshati Kudhës, i Himarës.
3- Z. Fatjon Prendi (i njohur edhe si Fatjion Prendi), me moshë 39 vjeç, nga Lezha.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Vasil (Petro) Theohari, me moshë 31 vjeç.

Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në përpjekjen për vrasjen e z. Janis Lalas, ngjarje kriminale e ndodhur më 16.05.2025.
Z. Lalas, me moshë 41 vjeç, udhëtonte me automjet të blinduar, kur u bë objekt i një sulmi të armatosur; ndaj të cilit u shti mbi pesëdhjetë (50) herë; ai nuk u dëmtua fare për shkak të automjetit të blindur.
Të arrestuarit kishin parkuar një furgon përballë pikës së shitjes së karburanteve në zotërimin e z. Lalas; ku kishin instaluar sisteme vëzhgimi video.
Pasi dështuan në sulmin e parë ata ndërruan automjet dhe e vendosën sërish nën mbikqyrje pikën e karburantit të z. Lalas; por, këtë herë, ata u vunë re dhe u denoncuan duke bërë që Policia të kryente kontroll të automjetit, ku u gjet një sistem vëzhgimi.
Megjithatë, ai mbeti i vdekur mbrëmjen e 1 nëntorit 2025, ndërsa gjendej në një vilë në Eptalofos, Parnasos, me bashkëjetuesen e tij dhe dy çifte të tjerë.
Çështja u trajtua procedurialisht nga Divizioni i Zhvatjes i FBI-së greke.

Oficerët me përvojë vlerësuan se kontrata e vdekjes për z. Jani Lalas (Giannis Lalas) ishte një nga më të shtrenjtat e ekzekutuara ndonjëherë në Greqi, pasi duket se i ka kushtuar personit që urdhëroi vrasjen e tij mbi 300 mijë €.
Z. Dhimo Meci është subjekt i proceduar penalisht dhe i dënuar penalisht disa herë në Greqi për shkelje penale, të parashikuara si:
1- Vjedhje.
2- Grabitje.
3- Përpjekje për vrasje.
4- Vrasje.
5- Organizatë kriminale.
Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash, në qendër të Athinës.
Ai u burgos në burgun e Kasandrës ku iu dha leje 9 ditore, gjatë së cilës, kreu grabitjen e një agjencie Pro-Po në lagjen Glifadhë, duke vjedhur 65 mijë €.
Sipas tij, kjo ndodhi sepse ish-pronari i agjencisë, i cili, u vra disa muaj më parë, i kishte të holla borxh.
Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht.
Ai u arrestua për disa krime ordinere, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh, shkelje të rregullave të trafikut rrugor.
Pas lirimit në vitin 2011 u përfshi në një bandë kriminale e cila kryente krime në Glifadhë, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos.
Ata kanosnin tregtarët e vegjël duke u kërkuar gjoba për mbrojtjen e dyqaneve; të cilëve, u zhvatnin 100 deri në 150 € çdo dy javë.
Ai konsiderohet se ka marrë pjesë në vrasjen e:
1- Z. Panajotis (Panagiotis) Stivas, në muajin shtator të vitit 2006.
2- Z. Ali Saeed, qytetar libanez, (prodhues bombash).
3- Z. Jorgos (Giorgos) Shabbat, qytetar izraelit (dy të fundit punonin në një bar-kafe).
Pas vrasjeve ai u arratis në Shqipëri; ku thuhet se kishte përfituar 200 mijë € për përfshirje në vrasjet e tyre.
Ai u arrestua në Sepolia; në muajin dhjetor të vitit 2014 në shoqërinë e z. Klodian Lekocaj (i njohur edhe si Klod Cara); kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë.
Në vitin 2018, ndërsa mbahej i burgosur në burgun e Koridhalosit, u identifikua si i autor i vrasjes së z. Artin Kato; e ndodhur në vitin 2012 në lagjen Peristeri, të Athinës.
Z. Kato jetonte në Holandë; u peshkua nga z. Meci në rrjetin social virtual “Facebook”, ku ai parqitej me gjeneralitete femërore false si “Anastasia”.
Si shkak i vrasjes ishin mosmarëveshjet mes tyre; një vit më pas vrasjen e mori përsipër z. Klodian Lekocaj; z. Meci u dënua me 10 vjet burg si bashkëpunëtor.
Z. Prendi, aktualisht i burgosur në Trikalla, është arrestuar në muajin shtator të këtij viti si pjesë e një grupi kriminal që i’u sekuestruan 1.1 ton hashash, drogëra sintetike, arsenal armësh zjarri.
Ai ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur 13 vjet më parë në Krioneri të Greqisë; ku së bashku me disa veta u përpoq të hynte me forcë në shtëpinë e një familjeje me qëllim grabitjeje; ai konsiderohet lidhje shoqërore e z. Alfons Ndoci, i vrarë vitin e kaluar në burg në Greqi; edhe ky i fundit i përfshirë në krime të rënda.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
GREQI | U ARRESTUAN ARBEN MASHI; BRISEJDA CAMI; PASHKE GEGA; ZOJE NDOJ; FATJON PRENDI; ELSON NDRECA; 1640 FIDANË HASHASHI (ME PESHË RRETH NJË TON) + ARMË ZJARRI + MUNICION LUFTARAK.

Athinë, Greqi | Strukturat vendore të Policisë greke (Ελληνική Αστυνομία) arrestuan:
1- Z. Arben Mashi, me moshë 51 vjeç.
2- Znj. Brisejda Cami, me moshë 35 vjeçe.
3- Znj. Pashke Gega, me moshë 73 vjeçe.
4- Znj. Zoje Ndoj, me moshë 35 vjeçe
5- Z. Fatjon Prendi, me moshë 39 vjeç.
6- Z. Elson Ndreca, me moshë 36 vjeç






Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- 1640 fidanë hashashi (me peshë rreth një ton).
2- Dy armë zjarri të shkurtra (brezi).
3- Një armë zjarri automatike e gjatë (krahu).
4- Një granatë dore.
5- Municion luftarak (134 fishekë).
6- Një armë e ftohtë (thikë).
7- Katër (4) peshore elektronike.
8- Tre (3) automjete.
9- Shtatëmbëdhjetë (17) aparate telefonikë të lëvizshëm.
10- Dymbëdhjetëmijë e dyqind e pesëdhjetë (12250) € të falsifikuara.
11- Njëqind e njëzet (120) €.
12- Njëmijë e nëntëqind (1900) lekë.
13- Shtatëdhjetë (70) paundë britanikë.
14- Njëzet e dy (22) $.
15- Dhjetë (10) dollarë kanadezë.
16- Njëzet (20) franga zviceriane.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
FSHATI LABOVË E KRYQIT; GJIROKASTËR | POLICIA E SHTETIT KONTROLLOI BANESËN E DHIMITËR MECIT (I ARRESTUAR NË GREQI SI VRASËS ME PAGESË); GJETI ARMË ZJARRI AUTOMATIKE DHE MUNICION LUFTARAK.


Fshati Labovë e Kryqit, Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kontrolluan banesën e:
1- Z. Dhimitër Meci, me moshë 45 vjeç.
Njoftim | Policia e Shtetit.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Provat".
Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke çoi në zbulimin dhe sekuestrimin të një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak.
Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Provat", zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments