ATENTAT NË BATHORE | QËLLOHET ME ARMË AGIM HIDA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 2, 2023
- 1 min read

Bathore, Kamëz, Shqipëri | Sulm me armë zjarri në Bathore.
Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri ndaj z. Agim Hida, me moshë 46 vjeç, i cili, mbeti i plagosur në këmbë.
Ai është dërguar në spital.
Akti kriminal ndaj z. Hida ndodhi rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, kur dy persona ende të paidentifikuar, të cilët, lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj tij.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lajm në përditësim, ...
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments