ASHTU SI RUSIA EDHE SERBIA PËRDOR BUKURINË FEMËRORE PËR SPIUNAZH NË KOSOVË | KOMPANIA FEMËRORE E SPIUNEVE E PËRBËRË NGA 40 SERBE ËSHTË INFILTURUAR NË INSTITUCIONE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 21 hours ago
- 2 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Gratë në fjalë, të cilat, janë aktive në Kosovë, dyshohet se kanë lidhje jashtëmartesore me kosovarë, përfshirë anëtarë të forcës policore dhe profesionistë të tjerë.
Një ekspert sigurie pohon se rreth 40 spiune serbe janë aktivë në Kosovë, duke përdorur trupat dhe gjininë e tyre për të nxjerrë informacione.
Eksperti i sigurisë Esat Çollaku foli edhe për rastin e pilotit kroat dhe të dashurës së tij serbe, të cilët, u arrestuan nën dyshimin për spiunazh në Kosovë.
Ai tha se piloti akuzohet se i ka dhënë informacione të ndjeshme të dashurës së tij serbe, e cila, më pas ia ka kaluar ato një partie politike serbe.
Eksperti foli për një kompani grash nga Serbia, të cilat, përdorin trupat dhe gjininë e tyre për të tërhequr dhe për të marrë informacione nga vendet që konsiderohen armike të Serbisë.
Si funksiononte rrjeti i spiuneve?
“Kam një burim që tregon se rreth 40 gra serbe janë aktive në këtë rrjet dhe ajo që më shqetëson më shumë është fakti se disa anëtarë të Policisë së Kosovës kanë qenë të përfshirë në afera jashtëmartesore me këto gra, duke rënë viktimë e kësaj kompanie seksi.
Kjo do të thotë që oficerët e policisë kanë marrëdhënie me gra serbe që janë infiltruar në Kosovë.
Gazetarë dhe njerëz të afërt me qeverinë janë gjithashtu të përfshirë në këtë rrjet.
Disa prej tyre kanë bizneset, dyqanet dhe restorantet e tyre, por ajo që më habiti është fakti se ata kanë partneritete në baret e Prishtinës me njerëz me ndikim, duke mbledhur para.
Edhe anëtarët e Kuvendit të Kosovës i frekuentojnë këto vende”, tha z. Çollaku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments