ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E OKB-së: RUSIA TË KTHEJË FËMIJËT E RRËMBYER NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të mërkurën për të kërkuar që Rusia të kthejë të gjithë fëmijët ukrainas të deportuar ose të transferuar me forcë që nga fillimi i luftës.
Rezoluta u miratua me 91 vota pro, 12 kundër dhe 57 abstenime, duke përmbushur shumicën prej dy të tretash të kërkuar sipas Nenit 18 të Kartës së OKB-së.
Rezoluta kërkon që Rusia të sigurojë kthimin e menjëhershëm, të sigurt dhe të pakushtëzuar të të gjithë fëmijëve ukrainas që janë transferuar me forcë ose janë deportuar.
Asambleja e Përgjithshme, gjatë seancës së jashtëzakonshme, i kërkoi gjithashtu Rusisë të ndërpresë çdo praktikë të ngjashme.
Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme, Annalena Baerbok (Baerbock) deklaroi se:
1- “Ajo që po dëshmojmë nuk është thjesht një tragjedi e disa fëmijëve, por një shkelje e së drejtës ndërkombëtare”.
Rusia e kundërshtoi rezolutën.
Ambasadorja Maria Zabolotskaia (Zabolotskaya) tha se:
1- “Çdo votë për rezolutën është mbështetje për gënjeshtrat, luftën dhe konfrontimin”.
Ajo pretendoi se rezoluta bie ndesh me përpjekjet aktuale për paqe.
Një raport i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit mbi Ukrainën, i dorëzuar në vitin 2023, dokumentoi transferimin e 31 fëmijëve nga Ukraina në territorin rus në muajin maj të vitit 2022, duke arritur në përfundimin se kjo përbënte krim lufte.
Komisioni i Hetimit sqaroi më tej se të kuptuarit e shkallës së transferimeve të fëmijëve në përgjithësi ka rezultuar të jetë sfiduese si rezultat i të dhënave të ndryshme të ofruara nga Federata Ruse dhe Ukraina.
Në mars 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi një urdhër arresti për Presidentin Vladimir Putin, pjesërisht për shkak të bazave të arsyeshme për të besuar se ai ishte përgjegjës për deportimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve.
Në muajin maj të vitit 2025, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për kthimin e fëmijëve ukrainas të transferuar me forcë nga Rusia.
Delegatët i përshkruan veprimet ruse si pjesë të një strategjie gjenocidale për të fshirë identitetin ukrainas.
Transferimi dhe deportimi me forcë i fëmijëve është i ndaluar sipas Nenit 49 të Konventës së Katërt të Gjenevës në lidhje me mbrojtjen e personave civilë në kohë lufte.
Sipas Statutit të Romës të GJPN-së, akti i transferimit me forcë mund të kualifikohet si krim lufte sipas Nenit 8(2)(a)(vii), si dhe si akt gjenocidal sipas Nenit 6 (e).
Agresioni rus në Ukrainë është duke vazhduar.
Në fillim të muajit shtator, OKB-ja dënoi një sulm raketor rus në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, i cili, përbënte sulmin më të madh që nga pushtimi rus në vitin 2022.
Përdorimi i dronëve është dënuar gjithashtu nga OKB-ja; së fundmi, një sulm me dron rus goditi një karvan humanitar që po dërgonte ndihma në jug të Ukrainës në muajin tetor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments