SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTONIO (ANTÓNIO) GUTERRES DËNOI GRUSHTIN E SHTETIT NË GUINEA-BISSAU PAS ZGJEDHJEVE KOMBËTARE | USHTRIA DEKLAROI SE U MORI PUSHTETIN POLITIKANËVE NARKOTRAFIKANTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 3 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio (António) Guterres, dënoi grushtin e shtetit ushtarak në Guinea-Bissau që ndodhi vetëm disa ditë pas zgjedhjeve kombëtare, duke thënë se ai shkel rëndë rendin kushtetues dhe parimet demokratike.
Sekretari Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë sundimin e ligjit duke rivendosur menjëherë dhe pa kushte rendin kushtetues dhe duke liruar të gjithë zyrtarët e ndaluar, përfshirë figurat politike dhe udhëheqësit e opozitës.
Ai theksoi më tej se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut paqësor dhe gjithëpërfshirës dhe rrugëve ligjore.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Tërk (Türk), gjithashtu i bëri jehonë deklaratës së Sekretarit Guterres, duke shprehur shqetësime në lidhje me shkeljet e raportuara të të drejtave, duke përfshirë kufizimet në stacionet e pavarura radiofonike dhe aksesin në internet, si dhe përdorimin e forcës kundër protestuesve paqësorë.
Ai vuri në dukje veçanërisht raportet e arrestimeve arbitrare dhe përdorimit të tepërt të forcës nga ushtria, me të paktën 18 persona të ndaluar.
Shumica e këtyre njerëzve thuhet se mbahen të izoluar.
Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Mahmud Ali Jusuf (Mahmoud Ali Youssouf), dënoi në mënyrë të ngjashme grushtin e shtetit ushtarak, duke përsëritur tolerancën zero të AU-së për ndryshimet jokushtetuese të qeverisë.
Ai theksoi gjithashtu se Komisioni Kombëtar Zgjedhor ka autoritetin e vetëm ligjor për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve.
Po kështu, Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) denoncoi grushtin e shtetit dhe pezulloi Guinea-Bissau-n nga organet vendimmarrëse të organizatës deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues.
Zgjedhjet presidenciale, ku përballeshin presidenti aktual Umaro Sissoko Embalo (Embaló) me rivalin e tij kryesor Fernando Dias, u zhvilluan më 23 nëntor.
Tre ditë më vonë, si z. Embalo (Embaló) ashtu edhe z. Dias shpallën fitoren para publikimit të rezultateve zyrtare.
Ushtria njoftoi më 26 nëntor se kishte marrë kontroll të plotë të vendit, vetëm një ditë para se Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve të publikonte rezultatet zyrtare.
Ushtria tha se ndërhyri për të ndaluar manipulimin zgjedhor, pa përmendur burimin e dyshimeve.
Z. Embalo (Embaló) thuhet se u arrestua në zyrën e tij presidenciale përpara njoftimit ushtarak.
Më 27 nëntor, Gjeneral Major Horta Nta Na Man u betua si president i përkohshëm për një mandat njëvjeçar pasi ushtria e shkarkoi zyrtarisht z. Embalo (Embaló) nga pozicioni i tij.
Z. Embalo (Embaló) i rrëzuar më vonë mbërriti në Senegal, me kryeministrin senegalez Ousmane Sonko që e quajti grushtin e shtetit ushtarak një mashtrim.
Ky marrje e fundit e pushtetit nga ushtria në Guinea-Bissau pasqyron një model paqëndrueshmërie që kur vendi fitoi pavarësinë nga Portugalia në vitin 1974.
Kjo vjen pas një vargu të gjatë grushtesh shteti ose përpjekjesh për grushte shteti, në vitet 2012, 2022 dhe 2023.
Guinea-Bissau renditet gjithashtu e para midis vendeve afrikane në tregtinë e kokainës.
Ekspertët kanë argumentuar se përfshirja e thellë e elitës politiko-ushtarake të Guinea-Bissau në këtë treg të paligjshëm ka qenë një faktor kritik që nxit ciklet e përsëritura të trazirave politike në Guinea-Bissau.
Në fjalimin e tij të parë të inaugurimit, presidenti i përkohshëm Nta Na Man e justifikoi marrjen e pushtetit nga ushtria si të nevojshëm për të shpëtuar demokracinë e Guineas nga narkotrafikantët.
Veçanërisht, sipas Nenit 4 (1) të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, një grusht shteti mund të konsiderohet si emergjencë që kërcënon jetën e një kombi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments