ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E OKB-së MIRATOI PROJEKT-ARMËPUSHIMIN NË GAZA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 27, 2023
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar projekt-rezolutën për armëpushimin në Rripin e Gazës, të paraqitur nga Jordania, në emër të vendeve arabe.
Teksti, i cili nuk ka vlerë detyruese, mori 120 vota pro, 14 vota jo (përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara), dhe 45 abstenime, përfshirë Italinë.
Drafti synon të sigurojë rrjedhjen e ndihmës në Gaza, dhe të parandalojë zhvendosjen e detyruar.
Amendamenti i Kanadasë për të dënuar Hamasin u refuzua.
Asambleja, megjithatë, hodhi poshtë amendamentin e rezolutës, që dënon Hamasin, të paraqitur nga Kanadaja, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Teksti mori 88 vota pro, 55 kundër dhe 23 abstenime.
Amendamenti, përveçse dënon pa mëdyshje sulmet terroriste të Hamasit, të 7 tetorit 2023, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve.
Për tu miratuar lypej një shumicë prej dy të tretash.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments