top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARRESTOHET THEODHOR MËRKURI | AKUZOHET SE GODITI ME THIKË POLICIN REDIN CAUSHAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 16, 2023
  • 1 min read

Fshati Pilur, Himarë, Shqipëri | Z. Thodhori Mërkuri, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë z. Redin Caushaj (me detyrë punonjës policie), akt kriminal i cili ndodhi rreth orës 23:00, të mbrëmjes së djeshme, tek vendi i quajtur Kthesa e fshatit Pilur, në zonën e Himarës.


Ai u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, shërbimet operacionale të DVP Vlorë dhe grupe të FNSH-së, kanë organizuar punën për ndjekjen dhe kapjen e tij, ndjekje që ka vjiuar rreth 8 orë.


Ai ndodhej i fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur, ku edhe u kap.


Ndaj 60-vjeçarit Theodhor Mërkuri rëndon akuza penale e “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.


Një tjetër qytetar, i dyshuar si bshkëpunëtor i tij është arrestuar (me shkronjat nistore të gjeneraliteteve A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur), ndaj të cilit, është ngritur akuza penale e “moskallëzimi i krimit”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page