ARMANDO GROPA U EKSTRADUA NGA BELGJIKA | GJYKATA E APELIT TIRANË E KA DËNUAR ME 3 VJET + 4 MUAJ BURG PËR KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE NË FSHATIN GRIZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit ekstraduan:
1- Z. Armando Gropa.
Njoftim | Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizimi i procedurave të ekstradimit, rezultat i bashkëpunimit konsistent të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd.
Konkretisht, u ekstraduan në Shqipëri, shtetasit shqiptarë:
- A. G. 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments