top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARGJENTINË | QEVERIA NGRITI PADI NË TRIBUNALIN NDËRKOMBËTAR PËR LIGJIN E DETIT KUNDËR MBRETËRISË SË BASHKUAR PËR NAFTËN NË ISHUJT FOLLKLLEND (FALKLAND).

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
19 minutes ago
1 min read

Buenos Aires, Argjentinë | “Qeveria argjentinase do t'i kërkojë Tribunalit Ndërkombëtar për Ligjin e Detit javën e ardhshme masa të përkohshme kundër Mbretërisë së Bashkuar për të ndaluar veprimtaritë e kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në ujërat e Ishujve Fokllend (Falkland), të cilat janë të diskutueshme midis dy vendeve”.


Kështu raportoi enti emdiatik vendor “Clarín”, sipas së cilës kërkesa vjen pas skadimit të ultimatumit dyjavor të dhënë nga presidenti Javier Milei në Londër.


Procedurat u iniciuan sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.


Në thelb të mosmarrëveshjes është projekti i naftës “Sea Lion” (Luani i Detit), i zhvilluar nga kompania britanike “Rockhopper” dhe ajo “Navitas Petroleum” e Izraelit, me prodhim të planifikuar të fillojë në vitin 2028.


Gjykata me seli në Hamburg nuk do të vendosë për sovranitetin e ishujve, por për mundësinë e shfrytëzimit të njëanshëm të burimeve të parinovueshme në një zonë detare të diskutueshme.


Sipas Buenos Aires-it, iniciativa synon të mbrojë të drejtat e saj mbi shelfin kontinental.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page