ARGJENTINË | QEVERIA DO T'U OFROJË SHTETËSI TË HUAJVE QË INVESTOJNË NË VEND.

Buenos Aires, Argjentinë | “Argjentina do të prezantojë një program që do t'u lejojë të huajve të marrin shtetësi në këmbim të investimeve ekonomike në vend”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “La Nación”, duke cituar një njoftim të bërë nga ministri i ekonomisë Luis Kaputo (Caputo) gjatë “Javës së Argjentinës” që u zhvillua në Paris.
Programi, i cili pritet të fillojë të pranojë aplikime në fund të vitit 2026, ofron dy mundësi.
Një kontribut të drejtpërdrejtë dhe të pakthyeshëm prej 350 mijë dollarësh ($) në Thesarin Kombëtar.
Blerjen e një obligacioni qeveritar prej 800 mijë dollarësh ($)të krijuar posaçërisht.
Anëtarët e familjes do të jenë gjithashtu të kualifikuar për programin.
Granti është 100 mijë dollarë ($) për bashkëshortin/en dhe çdo fëmijë midis moshës 18 dhe 25 vjeç, me kusht që të jenë të pamartuar dhe të mos kenë fëmijë, dhe 25 mijë dollarë ($) për çdo fëmijë të mitur.
Prandaj, një familje me dy prindër dhe dy fëmijë të mitur do të jetë në gjendje të aplikojë me një grant total prej 500 mijë dollarësh ($).
Qeveria argjentinase e paraqet planin si pjesë të strategjisë së saj të hapjes ndërkombëtare dhe tërheqjes së kapitalit të huaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments