ARGJENTINË | AUTORITETET E DREJTËSISË PENALE SEKUESTRUAN PASURITË MATERIALE TË ISH-PRESIDENTES KRISTINA FERNANDEZ DE KIÇNËR E DËNUAR ME 6 VJET BURG; MBI 100 PASURI TË TUNDSHME DHE TË PATUNDSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 19
- 1 min read

Buenos Aries, Argjentinë | Drejtësia argjentinase ka urdhëruar konfiskimin e mbi njëqind pronave - duke përfshirë prona të luajtshme, pasuri të paluajtshme, biznese, llogari bankare dhe tokë bujqësore - që i atribuohen ish-presidentes peroniste Kristina Fernandez de Kiçnër (Cristina Fernández de Kirchner), fëmijëve të saj Maksimo (Máximo) dhe Florencia, dhe të tjerëve të dënuar qershorin e kaluar për korrupsion në prokurime publike dhe mashtrime.
Për këtë, ish-Presidentja Kiçnër (Kirchner) po vuan dënimin e saj të fundit me gjashtë vjet burg në arrest shtëpiak.
Me këtë masë, gjyqësori synon të rikuperojë një pjesë të dëmit të shkaktuar në arkat e shtetit, i cili, vlerësohet në mbi 420 milionë €.
Pronat ishin ngrirë tashmë pas dënimit.
Hetimi mbi kontratat rrugore të dhëna në provincën patagoniane të Santa Kruzit (Cruz) identifikoi parregullsi në 51 tendera të mbajtur midis viteve 2003 dhe 2015, periudha që përfshin mandatet e z. Nestor Kiçnër (Néstor Kirchner) - (bashkëshorti dhe paraardhësi i ish-presidentes) dhe vetë asaj.
Gjyqtarët e përcaktuan si një skemë të jashtëzakonshme mashtruese që dëmtoi administratën publike.
Midis atyre që u vunë në shënjestër ishte një biznesmen i konsideruar i afërt me ish-Presidentët Kiçnër (Kirchner) dhe përfitues i kontratave të shumta rrugore, si dhe një ish-sekretar sektori dhe zyrtarë të tjerë publikë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments