PASI U DËNUA ME 6 VJET BURG ISH-PRESIDENTJA E ARGJENTINËS KRISTINA FERNANDEZ DE KIRÇNËR (CRISTINA FERNÁNDEZ DE KIRCHNER) DO TË DUHET T’I KËTHEJË BUXHETIT TË SHTETIT 470 MILIONË € TË VJEDHURA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12
- 1 min read

Buenos Aries, Argjentinë | Pasi Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me gjashtë vjet burg për korrupsion, sistemi i drejtësisë argjentinase tani mund të ndjekë edhe një kërkesë për kompensim prej miliona dollarësh për dëmet ndaj thesarit publik kundër ish-presidentes Kristina Fernandez de Kirçnër (Cristina Fernández de Kirchner) dhe tetë të pandehurve të tjerë në gjyqin për korrupsion në prokurimin publik në provincën patagoniane të Santa Kruzit (Cruz).
Sipas vlerësimeve të bëra nga ekspertët, kërkesa proceduriale penale për kompensim prej 85 miliardë pesos e vendosur nga Gjykata e Kasacionit në vitin 2022 në fakt do të korrespondonte sot - pa inflacionin - me mbi 640 miliardë pesos (ose rreth 470 milionë €).
Në prezantimin e saj të fundit para Zyrës Kundër Korrupsionit, ish-presidentja Kirçnër (Kirchner) deklaroi pasuri prej rreth 250 milionë pesos (rreth 18 mijë euro), por zyra e prokurorit ka kërkuar tashmë sekuestro për 4 milionë $ të gjetur në një kasafortë dhe më shumë se 26 prona, disa prej të cilave, tashmë u janë shitur fëmijëve të saj, përveç kompanive Los Sauces dhe Hotesur Sa, të cilat, besohet se janë përdorur në skemën e korrupsionit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments