top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARGJENTINA SHKON NË BALOTAZH ZGJEDHOR | MASSA DHE MILEI DO TË GAROJNË MË 19 NËNTOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 24, 2023
  • 1 min read

Buenos Aries | Argjentina shkon në balotazh.


Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale i dhanë 35.9% z. Serxhio Masa (Sergio Massa), ministri aktual i Ekonomisë, dhe 30.51% Zhavier Mileit (Javier Milei), në raundin e parë.


Vendi i tretë për ish-ministren konservatore të Sigurisë Petrisia Bullriç (Patricia Bullrich), e cila, ndalet në 23.61%.


Raundi i dytë do të zhvillohet më 19 nëntor. Kushdo që fiton do të marrë kontrollin e vendit më 10 dhjetor, dhe do të duhet të përballet me një sfidë të vështirë, atë të krizës ekonomike, në të cilën ndodhet Argjentina.


74% e votuesve argjentinas morën pjesë në zgjedhje: është pjesëmarrja më e ulët që nga kthimi i demokracisë.


Deri më tani, shifra më e ulët u regjistrua në vitin 2007, kur 76.20% e votuesve shkuan në votime në raundin e parë, dhe i dhanë fitoren znj. Kristina Fernandez (Cristina Fernandez).


Pjesëmarrja më e madhe ka ndodhur në vitin 1983, në zgjedhjet e para demokratike pas diktaturës (1976-1983), kur 85.61% dolën në votime, duke i dhënë fitoren Raul Alfonsos.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page