ARGJENTINA MORI NGA MBRETËRIA E DANIMARKËS 6 AVIONËT E PARË LUFTARAKË SUPERSONIKË “F-16” | NË TOTAL KA BLERË 24 COPË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Buenos Aries, Argjentinë | “Ministria e Mbrojtjes e Argjentinës njoftoi mbërritjen në vend të gjashtë avionëve të parë luftarakë amerikanë F-16, pjesë e një grupi prej 24 avionësh të blerë nga Danimarka në vitin 2024.
Ministri i Mbrojtjes Luis Petri i priti avionët luftarakë në aeroportin ushtarak Rio Kuarto (Cuarto) në provincën veriore të Kordobës”.
Kështu u tha në një deklaratë.
Qeveria ultraliberale e Presidentit Javier Milei e botoi gjerësisht lajmin në fjalë, duke theksuar se ky është një hap themelor në rikuperimin e aftësisë mbrojtëse të hapësirës ajrore kombëtare, duke pasur parasysh se Forcat Ajrore Argjentinase nuk kanë pasur një model avioni supersonik për dhjetëvjeçarë të tërë.
Argjentina do të paguajë një total prej 650 milionë dollarësh gjatë gjashtë viteve, të financuara pjesërisht nga Shtetet e Bashkuara.
Uashingtoni veproi në mënyrë efektive si ndërmjetës në operacion, duke i lejuar Argjentinës të rifitojë aksesin në armë moderne të prodhuara në Perëndim pas më shumë se 50 vitesh.
Që nga Lufta e Ishujve Follklend (Falkland), në vitin 1982, një veto e Mbretërisë së Bashkuar e ka penguar Argjentinën të blejë çdo lloj sistemi me pjesë të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments