top of page
E BARDHË SHIRIT.png

APPLE PO PËRGATIT NJË IPHONE TË PALOSSHËM I CILI DO TË LANÇOHET NË VITIN 2026 | MESATARISHT MUND TË KUSHTOJË DERI NË DY MIJË $.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 21
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Apple po hap rrugën për hyrjen e saj në tregun e telefonave inteligjentë të palosshëm me iPhone Fold, i planifikuar të lançohet në gjysmën e dytë të vitit 2026.


Sipas “Fortune”, ky veprim shënon hyrjen e kompanisë nga Kupertino (Cupertino) në një sektor të specializuar aktualisht të dominuar kryesisht nga Samsung.


Specifikimet e mundshme teknike të iPhone Fold tashmë qarkullojnë në internet.


Do të ketë një strukturë si libër, siç pritej, një ekran të brendshëm 7.8 inç dhe një të jashtëm 5.5 inç.


Do të jetë i pajisur me një çip A20 Pro dhe një kamerë katërfishe 48 megapikselëshe.


Sipas “Fortune”, analistët e UBS vlerësojnë se prodhimi fillestar do të jetë i kufizuar dhe se Apple po planifikon një çmim lansimi midis 1800 dhe 2000 dollarëve, në përputhje me pajisjet e palosshme të Samsung.


Vetëm pak ditë më parë, gjigandi i Koresë së Jugut lançoi Galaxy Z Fold7 dhe ka zëra se në muajt në vijim mund të prezantojë edhe një telefon me tre palosje, pra me tre ekrane.


Një lloj pajisjeje e lançuar tashmë nga Huawei, por aktualisht vetëm në Kinë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page