top of page
E BARDHË SHIRIT.png

APOLLO-SOYUZ: 50 VJET NGA SHTRËNGIMI I PARË I DUARVE NË ORBITË MIDIS SHBA-ës DHE ISH-BASHKIMIT SOVJETIK; AKTI HAPI RRUGËN PËR NDËRTIMIN E STACIONIT HAPËSINOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17
  • 3 min read
Përshtypje artistike për ankorimin e kapsulës amerikane “Apollo” me anijen kozmike sovjetike Soiuz më 17 korrik 1975.
Përshtypje artistike për ankorimin e kapsulës amerikane “Apollo” me anijen kozmike sovjetike Soiuz më 17 korrik 1975.

Uashington, Amerikë | Më vjen mirë që të shoh; Kënaqësia është e imja”, kështu përshëndetën njëri-tjetrin astronauti amerikan Tomas Staford (Thomas Stafford) dhe një nga veteranët e hapësirës sovjetike, Aleksei (Alexei) Leonov, 50 vjet më parë, 222 kilometra larg Tokës.


Secili kishte folur gjuhën e tjetrit, të vetëdijshëm se ishin protagonistë jo vetëm të shtrëngimit të parë të duarve në orbitë, por, edhe të fundit të garës hapësinore, e cila, deri në atë moment i kishte parë dy fuqitë që ata përfaqësonin të angazhuara në një garë të ngushtë.


Ai shtrëngim duarsh mund të konsiderohet gjithashtu gurthemeli i ndërtesës së jashtëzakonshme që është Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.


Më 17 korrik 1975, anija kozmike amerikane Apollo u ankorua me anijen sovjetike Soyuz 19, dhe shtrëngimi i duarve u zhvillua në modulin që lidh dy mjetet.


U shkëmbyen gjithashtu dhurata simbolike, të tilla si flamujt e dy vendeve, pllaka përkujtimore dhe fara pemësh.


Në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, të gjithë dëgjuan versionin rus të këngës “Hello Darlin”, të cilën, komandanti i Apollo-s ia kishte kërkuar kompozitorit ta regjistronte për kozmonautët.


Tre vjet pas misionit të fundit në Hënë, ai shtrëngim duarsh në orbitë përmbushi marrëveshjen e nënshkruar më 24 maj 1972 nga Presidenti amerikan Riçërd Nikson (Richard Nixon) dhe Presidenti sovjetik Aleksei Kosigin (Alexei Kosygin).


Ankorimi i dy anijeve kozmike, i cili, i kushtoi NASA-s 250 milionë $, ishte menduar të ishte një provë shpëtimi në orbitë, në përgatitje për misionet e ardhshme.


Ky takim ofroi gjithashtu një mundësi për një shkëmbim teknologjik.


Gjatë tre viteve të përgatitjes për “Programin e Testimit Apollo-Soyuz”, siç e quanin amerikanët misionin, ose “Fluturimin Eksperimental Soyuz-Apollo”, siç e quanin sovjetikët, në kulmin e Luftës së Ftohtë, rusët patën mundësinë të fitonin përvojë të drejtpërdrejtë me teknikat e ankorimit në orbitë, ndërsa për amerikanët ishte një mundësi për të studiuar progresin e programeve hapësinore sovjetike.


Pavarësisht disa vështirësive, ekipet amerikane dhe sovjetike arritën të përgatiteshin për misionin sipas orarit dhe më 15 korrik të vitit 1975, pas orës 12:00 të pasdites, Soyuz u ngrit nga baza Baikonur, e lyer me jeshile të ndezur.


Në bord ishin kozmonautët Leonov, i cili, kishte qenë protagonisti i shëtitjes së parë në hapësirë në vitin 1965, dhe Valeri (Valery) Kubasov.


Tetë orë më vonë, raketa Saturn 1-b që mbante kapsulën Apollo u ngrit nga baza amerikane në Kepin e Kanaveralit.


Komandanti Stafford dhe astronautët Vens Brend (Vance Brand) dhe Danlld Sleiton (Donald Slayton) ishin në bord.


Soyuz, i cili luajti një rol pasiv në manovër, priste mbërritjen e Apollo-s.


Njëzet vjet më vonë, kjo ngjarje u përkujtua me ankorimin e anijes kozmike Atlantis me stacionin hapësinor rus Mir, por në një skenar shumë të ndryshëm.


Nëse në vitin 1975 nxitja kishte qenë politike, deri në vitin 1995 dy agjencitë hapësinore filluan të vuanin nga vështirësi financiare.


Pa përmendur që pas mbylljes së anijes kozmike, Soyuz mbeti për një kohë të gjatë i vetmi mjet me të cilin astronautët amerikanë mund të arrinin në hapësirë.


Kështu lindi bashkëpunimi i gjatë që çoi në krijimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, në të cilin, segmenti që përmban modulet ruse është i ankoruar me ato të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Evropës dhe Japonisë.


Sot, ISS është i vetmi vend ku bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë po vazhdon.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page