top of page
E BARDHË SHIRIT.png

APELI I PAPËS PËR TË RINJTË: MJAFT ME FOTOGRAFI SELFI | DILINI NË RRUGË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 27, 2023
  • 1 min read

Vatikan, Itali | Papa Bergolio (Bergoglio) u bën thirrje të rinjve që nisen për në Ditën Botërore të Rinisë të lënë celularët: “Ne jemi në luftë, kemi nevojë për ju”. Në një epokë lufte, por edhe hutimi kolektiv dhe copëzimi shoqëror, Papa Françesku dërgoni një thirrje të re, dhe të përzemërt për të rinjtë: “Ne kemi nevojë për diçka tjetër, nisuni për të ndihmuar të tjerët”. Frazat e Papës gjenden në një video të bërë për Ditën Botërore të Rinisë, e cila do të hapet më 1 gusht në Lisbonë të Portugalisë. Në të cilën, Papa praktikisht bisedon me disa të rinj nga e gjithë bota. Dhe bisedon me ta, për atë që ndikon në jetën e tyre të përditshme. Maria, sapo e di që do të bëhet nëna e Zotit, nuk qëndron aty për të bërë një selfie, apo për t'u dukur. Gjëja e parë që ajo bën është të niset, me nxitim, të shërbejë, të ndihmojë. Edhe ju duhet të mësoni prej saj, të niseni për të ndihmuar të tjerët”, nxit Papa, i cili kujton se si Kisha “nuk mund të jetë klub për të moshuarit: ajo ka nevojë për të rinj që të mos plaket”. Pastaj Papa zgjeron shikimin e tij drejt horizontit global: “Ne jemi në luftë, na duhet diçka tjetër. Një botë që nuk ka frikë të japë dëshmi për Ungjillin. Një botë në të cilën ka gëzim, sepse nëse ne të krishterët nuk kemi gëzim, nuk jemi të besueshëm”.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page