APELI I GJKKO-së LA NË BURG ERZEN BREÇANIN; DEDAN GJONIN; BUJAR AJEZIN DHE BESMIR MURATIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 4, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar hodhi poshtë ankimin ndaj vendimit të GJKKO, duke lënë në fuqi vendimin që shqipton masë sigurimi “arrest me burg” për:
1- Z. Erzen Breçani (ish-nëndrejtor i Policisë së Tiranës).
2- Dedan Gjoni (ish-shefi i Krimeve të Rënda).
3- Z. Bujar Ajezi.
4- Z. Besmir Murati.
Vendimi i GJKKO | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 04.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.M., B.A., D.Gj. dhe E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 128, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 124, datë 17.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Në muajin nëntor të vitit 2023, Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) lëshoi 11 urdhër arreste me anë të të cilëve u bë e mundur arrestimi i zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments