top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANTISEMITIZM NË FRANCË: NJË RABIN U SULMUA ME KARRIGE NDËRSA PINTE KAFE | 3 SERBË U ARRESTUAN ME AKUZËN SE DHUNUAN VENDET HEBRAIKE: NË VITIN 2024 U REGJISTRUAN 1570 INCIDENTE ANTISEMITIZMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 2 min read

Paris, Francë | Një burrë u mor në paraburgim pasi sulmoi një rabin, duke e goditur atë me një karrige, në Neuilly-sur-Seine, pranë Parisit”, raportoi agjencia e lajmeve “Agence France-Presse”, duke cituar një burim policor.


Sipas këtij burimi, i dyshuari i hodhi një karrige në fytyrë një rabini që ishte ulur jashtë një kafeneje përpara se të arrestohej.


Viktima, e cila, u lëndua në ballë, mori ndihmën e parë dhe u dërgua në spital.


Sipas rrjetit radiofonik RCJ (Radio de la communaute juive), viktima ishte një rabin nga Parisi, i cili, u sulmua javën e kaluar në Deauville (veriperëndim) nga tre persona të dehur, të cilët, e goditën me grusht në stomak.


Sulme me bojë të gjelbër u kryen në fund të majit në Muzeun e Holokaustit (Memorial de la Shoah), tre sinagoga dhe një restorant në Paris, duke provokuar zemërim në Izrael dhe dënim në Francë, ku ndodhet komuniteti më i madh hebre në Evropë.


Autoritetet franceze në Paris ndoqën penalisht mbrëmë tre serbë, të cilët u lanë në paraburgim, pasi dyshohen se kanë shkaktuar dëme në këto vende hebraike me qëllim që t'u shërbejnë interesave të një fuqie të huaj, ndoshta Rusisë.

 

Në vitin 2024, në Francë u regjistruan gjithsej 1570 incidente antisemitizmi, sipas Ministrisë së Brendshme.


Këshilli Përfaqësues i Institucioneve Hebraike në Francë (Le Conseil représentatif des institutions juives de France- Crif) kishte shprehur keqardhjen e tij në mujain janar për një nivel historik të veprimeve të tilla, me një shpërthim pas 7 tetorit 2023, datës së sulmit të paprecedentë nga organizata islamiste palestineze Hamas ndaj Izraelit, i cili, u pasua nga hakmarrja vdekjeprurëse izraelite në Gaza.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page