BBC AKUZOHET PËR ANTISEMITIZËM | LETËR NGA 200 PUNONJËS TË TELEVIZIONIT (KRYESISHT HEBRENJ).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 2, 2024
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | Enti mediatik britanik BBC është akuzuar për antisemitizëm, për dështimin për të marrë seriozisht ankesat e shumta të marra kundër mesazheve të mediave sociale të postuara nga disa prej pjesëtarëve stafit të transmetuesit publik britanik në lidhje me konfliktin e përgjakshëm të vazhdueshëm në Rripin e Gazës.
Kjo është ajo që ne lexojmë në një letër të nënshkruar nga 200 punonjës të industrisë televizive - duke përfshirë stafin e BBC - kryesisht hebrenj, të cilët ankohen për vazhdimësinë e paragjykimeve dhe intolerancës së përhapur.
Ndër nënshkruesit më të njohur janë një ish-menaxher i kanalit BBC One, i cili u bë kolumnist për gazetën pro-konservatore Daily Telegraph, Deni Kohen (Danny Cohen) dhe ish-menaxherja e ITV, Klaudia Rozenkrantz (Claudia Rosencrantz).
Letra tregon gishtin në veçanti për mungesën e masave disiplinore për shkeljen e supozuar të udhëzimeve të brendshme të mediave sociale kundër punonjësve të BBC Arabic, kanalit në gjuhën arabe të transmetuesit dhe z. Geri Linekër (Gary Lineker), ish-legjendës angleze të futbollit dhe për një dekadë në TV si një komentator shumë i njohur sportiv, i cili u kritikua për shprehjen e qëndrimeve kritike të Izraelit në lidhje me konfliktin në Rripin e Gazës.
Nga ana e tij, transmetuesi publik, nëpërmjet një zëdhënësi, siguroi angazhimin maksimal kundër çdo forme abuzimi, paragjykimi apo intolerance dhe saktësoi se ka procese të konsoliduara për të menaxhuar çdo shqetësim apo ankesë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments