top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI IZRAELIT I EKSTREMIT TË DJATHTË ITAMAR BEN GVIR VIZITOI MALIN E TEMPULLIT NË JERUSALEM: AUTORITETI KOMBËTAR PALESTINEZ E DENONCOI SI PROVOKIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 26, 2024
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Ministri izraelit i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir vizitoi Malin e Tempullit në Jerusalem këtë mëngjes, duke ngjallur protesta të shumta, veçanërisht nga Autoriteti Kombëtar Palestinez, i cili, e përkufizoi iniciativën si një provokim.

 

Këtë mëngjes u ngjita në vendin e faltores sonë për t'u lutur për sigurinë e ushtarëve tanë, për kthimin e shpejtë të të gjithë pengjeve në Gaza dhe për një fitore totale, me ndihmën e Zotit”, postoi ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare në rrjetin social Iks (X), duke publikuar një foto të tij në Esplanade.

 

Që kur iu bashkua qeverisë në fund të vitit 2022, ministri Itamar Ben Gvir e ka vizituar vazhdimisht këtë vend të diskutueshëm, i vendosur në sektorin e Qytetit të Shenjtë të pushtuar dhe aneksuar nga Izraeli.

 

Vendi i tretë i shenjtë i Islamit, Mali i Tempullit është ndërtuar mbi rrënojat e tempullit të dytë hebre, të shkatërruar në vitin 70 nga romakët.

 

Për hebrenjtë është Mali i Tempullit, vendi më i shenjtë në judaizëm. Vendi është në qendër të konfliktit izraelito-palestinez dhe është subjekt i tensioneve të përsëritura.

 

Sipas status quo-së të miratuar pas pushtimit të Jeruzalemit Lindor nga Izraeli në vitin 1967, jomuslimanët mund të vizitojnë esplanadën në kohë të caktuara, pa u ndalur për t'u lutur.

 

Ministria e Jashtme e Autoritetit Kombëtar Palestinez dënoi vizitën e ministrit izraelit, duke i quajtur ritualet e tij talmudike në xhaminë Al-Aksa një provokim të paprecedentë kundër miliona palestinezëve dhe myslimanëve.

 

Jordania, së cilës i është besuar administrimi i vendit, denoncoi gjithashtu përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme një vizitë provokuese dhe të papranueshme si dhe shkelje të status quo-së historike dhe ligjore të Malit të Tempullit.

 

Status quo-ja në Malin e Tempullit nuk ka ndryshuar”, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page