ANISA MURATI U MBYT NË NJË PARK UJOR ARTIFICIAL: BABAI I SAJ JETMIR MURATI KËRKON DREJTËSI NGA AUTORITETET ITALIANE PËR VDEKJEN E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 20, 2024
- 1 min read
Kuneo, Itali | Një vajzë shqiptare me moshë 7 vjeç, e quajtur Anisa Murati vdiq më 17 korrik 2024, ndërkohë që kishte shkuar me shokët dhe shoqet në liqenin e bioparkut AkuaViva (AcquaViva) në Karalio (Caraglio), pak kilometra larg Kuneos (Cuneos).
E mitura Murati u gjet dy metra thellë në pellgun e madh artificial vetëm pas ndërhyrjes së mjeteve të urgjencës.
E mitura u ishte besuar shoqëruesve të qendrës verore të cilët kishin për detyrë monitorimin e fëmijëve.
Një hetim penal është hapur nga autoritetet italiane për shoqëruesit për kryerje të veprës penal vrasje nga pakujdesia.
Babai i së miturës Murati foli për mediat dhe kërkoi drejtësi dhe zbardhjen e së vërtetës.
Sipas tij vajza nuk dinte të notonte, dhe për këtë fakt ishin vënë në dijeni mësuesit, prandaj i kishin dhënë me vete edhe krahë ndihmës.
“Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, unë kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi”, tha baba ii së miturës Murati.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments