top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUANDË; ANGOLË | PËRLESHJE DHE 4 TË VDEKUR NË PROTESTA PËR ÇMIMET E KARBURANTIT; ÇMIMI I NAFTËS ËSHTË 40 CENT AMERIKANË PËR LITËR; RROGA MUJORE 75 $; 20 AUTOBUSË TË SHKATËRRUAR; MBI 100 TË ARRESTUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 3
  • 2 min read
ree

Luandë, Angolë | Katër veta kanë vdekur në Luandë, kryeqytetin e Angolës, pas një greve të transportit për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit, e cila, degjeneroi në demonstrata të dhunshme antiqeveritare.


Vala e protestave nxori mijëra njerëz në rrugë, duke bllokuar trafikun dhe duke plaçkitur dyqanet, duke u përleshur me policinë.


Çështja e çmimit të karburantit është vetëm pika e fundit që ka ndezur sërish pakënaqësinë popullore...


Njerëzit janë të ngopur. Uria po përhapet dhe të varfrit janë gjithnjë e më të mjerë”, tha për entin mediatik “BBC”, znj. Lora Makedo (Laura Macedo), një aktiviste lokale.


Policia arrestoi më shumë se 100 persona dhe dënoi aktet e terrorit urban, përfshirë shkatërrimin e 20 autobusëve.


Greva u thirr nga operatorët e taksive të përbashkëta pas një rritjeje prej 33% të çmimeve të naftës, një masë e futur në fillim të korrikut si pjesë e planeve për të hequr subvencionet e karburantit.


Masa ka çuar në rritje të çmimeve për ushqimet bazë dhe produktet e tjera thelbësore.


Presidenti Zhoao (João) Lourenço akuzoi protestuesit se po përdorin rritjen e çmimit të karburantit si pretekst për të minuar qeverinë, ndërsa vendi përgatitet të festojë 50-vjetorin e pavarësisë.


Edhe pas rritjes, çmimi i naftës në Angolë mbetet rreth 40 centëve amerikanë për litër, dhe nuk ka shumë vende në botë me çmime kaq të ulëta”, tha Presidenti Lourenço për entin mediatik “CNN Portugal” në një intervistë të kohëve të fundit.


Paga mesatare mujore në Angolë është vetëm 70000 kwanza (75 dollarë amerikanë), dhe premtimi i presidentit për ta rritur atë në 100000 kwanza nuk është materializuar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page