top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMP ARRESTOI ISH-PUNONJËSIN E POLICISË SË SHTETIT KLISMAN NIKOLLI: AKUZOHET SE LEJOI KULTIVIMIN E HASHASHIT NË UNGREJ TË LEZHËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 15, 2024
  • 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”, e shqiptuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-punonjësit të Policisë së Shtetit Klisman Nikolli, me moshë 29 vjeç.

 

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”.

 

Ai ishte shpallur në kërkim policor qysh para dy vitesh, pasi u krijua bindja se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës lejoi kultivimin e hashashit (kanabisit) në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page