AMNESTY INTERNATIONAL: HAMASI KREU KRIME KUNDËR NJERËZIMIT DUKE FILLUAR NGA 7 TETORI 2023 DHE PAS TIJ; GRUPET E ARMATOSURA PALESTINEZE VAZHDOJNË TË SHKELIN LIGJIN NDËRKOMBËTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Organizata joqeveritare Amnesty International ka akuzuar Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura palestineze për herë të parë për krime kundër njerëzimit gjatë dhe pas 7 tetorit 2023.
“Grupet e armatosura palestineze - tha organizata në një raport prej 173 faqesh - kanë kryer shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë sulmeve të tyre në Izraelin jugor, të cilat filluan më 7 tetor 2023”.
Organziata joqeveritare Amnesty International gjithashtu thekson se Hamasi vazhdoi të kryejë shkelje dhe krime sipas ligjit ndërkombëtar duke mbajtur dhe keqtrajtuar pengje dhe duke mbajtur trupat e sekuestruar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments