AMERIKË: SULMOHET ME MAKINË KONSULLATA KINEZE | SULMUESI U VRA NGA POLICIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 10, 2023
- 1 min read

Shën Françesk, Amerikë | Frikë në Shën Françesk (San Francisko), ku diplomatët e Pekinit kanë frikë nga një sulm tjetër sigurie.
Pasditen e së hënës së 9 tetorit 2023, (mesnatë në Shqipëri), në Shën Françesk (San Francisko) një burrë futi makinën e tij në konsullatën kineze, duke shembur muret, dhe duke u përplasur me hollin e zyrës së konsullatës.
Policia qëlloi dhe vrau burrin.
Për momentin nuk dihen ende arsyet e këtij gjesti dhe identiteti i tij.
“Ka shumë pak informacion që mund të japim në këtë moment”, tha policia.
Konsullata do të qëndrojë e mbyllur për një kohë të pacaktuar për shkak të dëmeve të raportuara.
Lajmi qarkulloi gjithashtu për shkak se ky nuk është sulmi i parë që pëson ndërtesa, ku diplomacia kineze është ankuar prej kohësh për shqetësimet për sigurinë e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amarikës.
Në vitin 2008, një bombë djegëse u vendos para hyrjes së së njëjtës konsullatë.
Përsëri në vitin 2014 një burrë u vuri zjarrin dy kovave me benzinë para derës.
Ngjarja shkaktoi edhe më shumë shqetësim sepse Shën Françesko (San Francisko) do të presë Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në nëntor, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments