AMERIKË: NJË USHTARAK EKZEKUTON TË PAKËN 22 VETA | SHPALLET NË KËRKIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 26, 2023
- 2 min read

Maine, Lewiston | Një rezervist 40-vjeçar, i armatosur me pushkë, hapi zjarr në tre dhoma: terror mes banorëve të Lewinston, policia i urdhëron ata të qëndrojnë brenda. Është një gjueti njerëzore.
Ai hapi zjarr në rrugicën e boulingut Speratime Recreation, ku po zhvillohej një festë ditëlindjeje, më pas, në një bar-restorant, Schemengees Bard and Grille Restaurant, dhe më në fund në një qendër shpërndarjeje Walmart, duke vrarë të paktën 22 veta.
Ngjarja ka ndodhur në Lewiston, Maine, SHBA, rreth 50 kilometra në veri të Portlandit.
Alarmi është ngritur pak pas orës 20:00 të ditës së djeshme, me orën lokale, në orën 02:00 në Shqipëri.
I dyshuari është 40-vjeçari Rabërt Kard (Robert Card), ish-ushtar me kualifikim si instruktor qitje.
Burri raportohet se kohët e fundit është trajtuar në një spital psikiatrik për probleme mendore.
Ai kishte kërcënuar më parë se do të hapte zjarr në bazën e Gardës Kombëtare Saco, në jug të Lewinston.
Nga fotot e publikuara nga autoritetet ai shihet i armatosur me një pushkë të stilit Ar-15, i veshur me pantallona të errëta, dhe një xhup kafe, ata besojnë se ai është “i armatosur dhe i rrezikshëm”.
Ndërkohë, frika përhapet në komunitet.
Policia urdhëroi banorët të mbylleshin në shtëpitë e tyre, dhe të mbyllnin dyert dhe dritaret.
Siç raporton enti mediatik NBC News, shkollat dhe të gjitha zyrat komunale do të qëndrojnë të mbyllura. Dyshohet se ka sulme të reja.
Ndërkohë, presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden), pati biseda telefonike me guvernatoren e Maine, Xhenet Mills (Janet Mills), senatorët Angus King dhe Sjuzën Kallins (Susan Collins), dhe me Xherëd Gëullden (Jared Golden), dhe ofroi mbështetje të plotë federale pas këtij sulmi të tmerrshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments