AMERIKË | 130 MIJË BANORË MBETËN PA ENERGJI ELEKTRIKE NË SHËN FRANÇESK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Shën Françesk, Amerikë | “Rreth 130 mijë banorë mbetën në errësirë të shtunën në mbrëmje në Shën Françesk (San Francisko) për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike”.
Kështu njoftoi kompania kryesore e energjisë elektrike e qytetit.
“Po punojmë me ekipet e reagimit dhe zyrtarët e qytetit për të zgjidhur një ndërprerje të energjisë elektrike në San Francisko që prek afërsisht 130,000 klientë”, tha “Pacific Gas & Electric Company” në një deklaratë të botuar në rrjetin social virtual Iks (X).
Administrata u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda, pasi disa semaforë nuk po funksionojnë dhe transporti publik është në rrezik.
“Transporti publik dhe semaforët janë prekur nga ndërprerja e energjisë elektrike”, shkroi kryebashkiaku Daniel Lurie, në rrjetin social virtual Iks (X), duke postuar gjithashtu një video.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments