top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | POPULLI KA DALË NË DEMONSTRATA ME TENEXHERE DHE ME TIGANË DUKE I SJELLË NË VËMENDJE PARTISË KOMUNISTE SE NUK KA ENERGJI ELEKTRIKE PËR TË GATUAR GJELLËN .

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read
ree

Havanë, Kubë | Protestat e natës po shumohen në të gjithë Kubën kundër ndërprerjeve të energjisë elektrike që në shumë zona zgjasin më shumë se 12 orë.


Në Marianao, një lagje e klasës punëtore në Havanë, banorët e acaruar bllokuan një rrugë duke u vënë flakën kontejnerëve të mbeturinave dhe duke përplasur tenxhere dhe tiganë, ndërsa policia patrullonte zonën, por nuk raportoi arrestime të menjëhershme.


Sipas faqes së internetit “14yMedio” dhe mediave të tjera të pavarura kubane, demonstrata janë zhvilluar edhe në komunat e Havanës, Shën Migelit të Faljes (San Miguel del Padrón), Ditët e Tetorit (Diez de Octubre), Alamar dhe Regla, si dhe në qytetet lindore të Las Tunas dhe Barakoa (Baracoa).


Deficiti i energjisë elektrike tani tejkalon 60% të kapacitetit kombëtar.


Tre nga njësitë kryesore të sistemit janë jashtë funksionit dhe një duzinë centralesh janë jashtë funksionit për shkak të avarive dhe mirëmbajtjes.


Mungesa e gjenerimit të shpërndarë po përkeqëson një emergjencë që po prek veçanërisht kryeqytetin, ku pakënaqësia po rritet ndërsa lagjja Vedado pret Festivalin e Filmit.


Situata është edhe më kritike diku tjetër në ishull; në Baiamo (Bayamo), kryeqytetin e Granma-s, energjia elektrike është ndërprerë për më shumë se 20 orë rresht.


Qeveria pretendon se këto janë demonstrata spontane që lidhen me problemet e furnizimit, duke mohuar çdo qëllim antiqeveritar.


Por videot që qarkullojnë në mediat sociale virtuale tregojnë pakënaqësi në rritje midis një popullsie të rraskapitur nga muaj të tërë mungesash energjie.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page