AMERIKA U KËRKOI SAUDITËVE HETIME DHE NDËSHKIME PENALE PËR VRASJET E EMIGRANTËVE ETIOPIANË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 23, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Organizata jo Qeveritare Hjumën Rait Uoç (Human Rights Watch) me seli në Britaninë e Madhe ka publikuar një raport, që denoncon rojet kufitare saudite, të akuzuar për vrasjen e qindra emigrantëve etiopianë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre, dhe i kanë kërkuar Riadit, një hetim penal të plotë.
Ky fakt, u komunikua nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i cili, tha: “Ne kemi ngritur shqetësimet tona për këto akuza me qeverinë saudite. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve saudite të ndërmarrin një hetim të plotë dhe transparent, dhe gjithashtu, të respektojnë detyrimet e tyre, sipas ligjit ndërkombëtar.”
SHBA shpjegoi gjithashtu se rojet kufitare tokësore, të implikuar në raport “nuk kanë marrë asnjë financim apo trajnim nga Shtetet e Bashkuara.”
Sipas Hjumën Rait Uoç (Human Rights Watch), emigrantët etiopianë janë pritur me breshëri plumbash, dhe janë vrarë që nga viti 2021.
“Nëse kryhen si pjesë e politikës saudite për trajtimin e emigrantëve, këto vrasje duhet të konsiderohen krime kundër njerëzimit. I bëjmë thirrje autoriteteve saudite që të kryejnë një hetim të plotë dhe transparent”, u tha prej entit të lartpërmendur.
Rreth 750 mijë etiopianë jetojnë aktualisht në Arabinë Saudite, shumë prej të cilëve, kanë mbërritur pa qëllime të paligjshme. Kështu ka deklaruar Organizata Ndërkombëtare e Migracionit.
Disa dëshmitarë raportuan se rojet kufitare i lanë azilkërkuesit të shkonin disa herë, dhe më pas i vranë nga distanca.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
















Comments