top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKA JEP 80 MILIONË $ NDIHMË USHTARAKE PËR TAIVANIN | REAGON KINA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 31, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Një paketë ndihme ushtarake prej 80 milionë dollarësh për Tajvanin, si pjesë e programit të financimit ushtarak për shtetet e huaja, është miratuar zyrtarisht në SHBA.


Është hera e parë që ndihma ushtarake dërgohet në Taipei nga Shtetet e Bashkuara. Me kalimin e kohës, SHBA ka shitur armë, në vend që t'i dhurojë ato, por, ndryshimi i drejtimit të administratës Baiden (Biden), duket se lidhet me frikën se Kina po përgatitet të marrë nën kontroll ishullin.


Ndihma, siç thuhet nga Departamenti i Shtetit në komunikimin e tij me Kongresin, do të “përdoret për të forcuar aftësitë vetëmbrojtëse të Tajvanit.


Një lëvizje që në arenën politike ndërkombëtare mund të dëmtojë më tej marrëdhëniet me Pekinin, i cili, beson se dëmton “sigurinë” e ishullit.”


Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes, U Çian (Wu Qian), për dritën jeshile për ndihmën ushtarake prej 80 milionë dollarësh të Uashingtonit, duke përdorur programin që synon qeveritë e huaja për herë të parë.


Ndihma ushtarake amerikane, dhe shitja e armëve për Tajvanin, ushqejnë vetëm kompleksin ushtarak dhe industrial të SHBA-së, duke dëmtuar sigurinë dhe mirëqenien e bashkatdhetarëve të Tajvanit”, tha U Çian (Wu Çian).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page