AMAZONË: RA AVIONI | 14 TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 18, 2023
- 1 min read

Amazonë, Brazil | 12 pasagjerë, dhe dy anëtarë të ekuipazhit, vdiqën në Barkelos (Barcelos), qytet turistik i Amazonës.
Lajmi u dha nga z. Uillson Lima (Wilson Lima), guvernator i shtetit të Amazonas, i cili, shpjegoi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) se viktimat ishin 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Për momentin, nuk janë dhënë detaje nga autoritetet mbi dinamikën e aksidentit.
Sipas asaj që raporton faqja e lajmeve G1, bëhet fjalë për një avion turboprop, me dy motorë, që u nis nga kryeqyteti i shtetit Manaus, drejt Barkelos.
Fluturimi duhej të zgjaste rreth një orë e gjysmë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments