top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALKOOLI, DROGA, VARFËRIA MATERIALE DHE IMPOTENCA SEKSUALE SHTOJNË DIVORCET NË FIER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 9, 2023
  • 1 min read

Fier, Shqipëri | Në qytetin e Fierit po rriten divorcet. Në tre muaj janë regjistruar në gjykatën vendore mbi 400 kërkesa për zgjidhje martese.


Shkaqet që i çojnë çiftet në divorce, lidhen kryesisht me emigracionin, me kushtet ekonomiko-sociale, me përdorimin e alkoolit dhe të drogërave, me dhunën në familje, me impotencën seksuale, por edhe me një lloj të re martese që ka lindur në këto kohët e fundit, me ato lloj martesash që njihen si martesa fiktive, të rreme, të cilat bëhen me marrëveshje me qëllim ndryshimin e mbiemrave, kryesisht nga meshkujt, të cilët, duan t’i ndryshojnë mbiemrat, duke marrë mbiemrat e bashkëshorteve fiktive, të rreme, sepse janë ndëshkuar me akte administrative dëbimi nga vende të Bashkimit Europian, dhe kësiosj e kanë të pamundur që të hyjnë në ato vende. Shkrirja e Gjykatës së Lushnjës, sipas avokatëve, ka krijuar kushtet dhe rrethanat për zvarritje të proceseve gjyqësore, zvarritje të cilat lidhen me numrin e lartë të dosjeve në proces shqyrtimi gjyqësor, të cilat janë bërë kapicë për shkak të shkrirjes së gjykatës vendore të Lushnjës.

Kjo situatë alarmante ka krijuar kushtet për nxitje konfliktesh, dhe sipas tyre në 2 raste ka pasur edhe humbje jete. 420 është numri i kërkesave për zgjidhje martese, të regjistruara në gjykatën vendore të Fierit, në tremujorin e parë të këtij viti. Nga këto, 112 janë shqyrtuar, ndërsa pjesa tjetër janë në proces gjyqësor.nga të cilat 122 kanë perfunduar dhe pjesa tjetër janë proces gjyqësor. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page