top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALEANCA E SHENJTË E KIRILL-PUTIN | KISHA RUSE PO SOVJETIZOHET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 3 min read
ree

Romë, Itali | Kisha Ortodokse Ruse po sovjetizohet dhe është bërë pjesëmarrëse aktive në persekutimin fetar në Federatë, veçanërisht kundër klerikëve që kundërshtojnë luftën në Ukrainë”.


Akuza të forta kundër aleancës së shenjtë midis Presidentit Vladimir Putin dhe Patriarkut Kirill të Moskës dolën gjatë një takimi në Shoqatën e Shtypit të Huaj, të moderuar nga z. Françesko Sishi (Francesco Sisci), me Atin Lorenco Preci (Lorenzo Prezzi), një dehonian, drejtor i entit mediatik “Settimananews”, një ekspert për Kishat Lindore, dhe rusin Sergei Çapnin (Chapnin), tani drejtor i komunikimit në Qendrën e Studimeve të Krishtera Ortodokse në Universitetin Fordham në Jorkun e Ri, një gazetar dhe ish-redaktor (deri në vitin 2015) i revistës së Patriarkanës së Moskës.


Në hyrjen e tij, At Preci (Prezzi) i drejtoi gjashtë pyetje imagjinare Patriarkut Kirill:

1- Pse të identifikohemi me rrëfimtarinë (narrativën) e luftës së pushtetit politik, të agresorit ushtarak kundër Ukrainës?


Ai iu referua gjithashtu asaj që tha Patriarku në seancën plenare të Këshillit Botëror Popullor të Rusisë më 19 nëntor: “Denazifikimi i Ukrainës dhe i të gjithë Perëndimit; lufta është një vazhdim i Luftës së Madhe Patriotike, Luftës së Dytë Botërore, dhe narrativat që vënë në pikëpyetje vlerën e saj janë të patolerueshme; lufta është vetëm sepse mbron atdheun; lufta është e shenjtë sepse duke e luftuar atë fitohet shpëtimi i përjetshëm; lufta është ungjillore sepse mbron të tjerët dhe rivendos drejtësinë; lufta është e krishterë sepse mbron qendrën globale të Krishterimit Ortodoks, Romën e Tretë, pikën e mbështetjes dhe bartësin e vlerave autentike të krishtera”.


Pastaj, pse, për të mbështetur Putinin, kundërshtojmë një tekst konciliar të miratuar nga peshkopët rusë në vitin 2000, të titulluar: “Bazat e Konceptimit Social”?


At Preci (Prezzi) këmbëngul se: “Pse një Kishë që i mbijetoi persekutimit në Bashkimin Sovjetik po sovjetizohet në strukturat e saj të brendshme”?


Rënia autoritare dhe diktatoriale e pushtetit në duart e Presidentit Putin në Federatën Ruse korrespondon me një sovjetizim progresiv të udhëheqjes së Kishës Ortodokse; ajo ndjek centralizimin klerikal, favorizon një strukturë vertikale të pushtetit, shtyp çdo mospajtim, normalizon dhe dobëson traditën monastike dhe vepron në bashkëpunim me policinë sekrete.


Me fjalë të tjera, ajo merr format dhe mjetet e pushtetit sovjetik.


Pyetje të tjera, të tilla si: “Pse të rrezikohen 70 vjet ekumenizëm, duke injoruar gjykimet kritike të mbi 350 Kishave të Krishtera, si dhe ftesën e Papa Françeskut drejtuar Kirillit për të mos luajtur rolin e djalit të altarit të Putinit”?


Pastaj: “Pse të ndahen Kishat Ortodokse, duke i vënë ato helenike kundër atyre sllave”?


Dhe së fundmi: “Si mund ta pajtojmë universalizmin e besimit të krishterë me shenjtërimin e etnisë dhe traditës ruse”?


Cahiers des doleances” u bënë edhe më të ashpra me z. Çapnin (Chapnin), i cili, paraqiti një raport të redaktuar prej tij, të promovuar nga OKB-ja, mbi persekutimin fetar në Rusi në vitet 2022-25, në të cilin, ai denoncoi dhunën politike dhe kishtare kundër të paktën 100 udhëheqësve fetarë; Baptistë (7), Pentekostalë (7), Katolikë (3) etj., por mbi të gjithë Ortodoksë (79).


Për të goditur disidentët, ata që kundërshtojnë luftën fillimisht etiketohen si agjentë të huaj, pastaj si anëtarë të organizatave të pabesueshme, pastaj censurohen me procedura administrative, penale dhe kanonike.


Rezultati është shpesh mërgimi, rekrutimi ushtarak dhe vdekja.


Ndonjëherë ka edhe akuza për organizimin e supozuar të sulmeve terroriste.


Kisha Ortodokse ka sistemin e vet, paralel me sistemin shtetëror, të persekutimit të klerit kundër luftës”, tha z. Çapnin (Chapnin).


Për më tepër, në Rusi ekziston një lloj përçarjeje de-fakto midis Patriarkut, burokracisë së lartë të Kishës Ortodokse, famullive dhe manastireve më të pasura dhe komuniteteve bazë, e vetmja mundësi e të cilave është të bëjnë rezistencë të heshtur, sepse njerëzit kanë vërtet frikë.


Dhe në fakt, shumica e peshkopëve ortodoksë janë të afërt me Kirilin; ata u zgjodhën në atë mënyrë; jo figura të shquara të afta të bëjnë rezistencën e tyre; edhe ata marrin fonde shtetërore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page