PATRIARKU KIRILL TREGOI NJË ANEKDOTË PËR PAPA FRANÇESKUN GJATË NJË TAKIMI ME PRESIDENTIN PUTIN KU MORËN PJESË PATRIARKU PORFIR I SERBISË DHE KREU I MARRËDHËNIEVE TË JASHTME TË KISHËS RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 23
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Mos mbillni mosmarrëveshje midis meje dhe Kirillit”.
Sipas Patriarkut, kjo ishte përgjigja e Papa Françeskut për disa prej bashkëpunëtorëve të tij, të cilët, donin ta nxisnin të ftohte marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Ruse për shkak të situatës politike.
Patriarku Kirill e tregoi anekdotën gjatë një takimi me presidentin Vladimir Putin, ku morën pjesë edhe Patriarku Porfir i Serbisë dhe At Antoni i Volokolamsk, kreu i marrëdhënieve të jashtme të Kishës Ruse, i cili, mbajti kontakte të ngushta me Papa Françeskun dhe që do të marrë pjesë në varrimin e tij të shtunën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments