“ALBASITA” U ARRESTUA NGA POLICIA E SHTETIT SEPSE U PËRPOQ TË KORRUPTONTE POLICINË ME PARE KESH | DOLI NGA BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 7, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Një subjekt që i përket botës së show-biz-it u arrestua nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Ajo u akuzua për korrupsion.
39-vjeçarja, e njohur si “Albasita”, futi para të thata në dokumentet e automjetit, kur iu kërkuan për kontroll nga strukturat e Policisë.
Njoftim | Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, njoftoi Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit botoi edhe një video që dokumentonte aktin sipas saj kriminal.
Tashmë, “Albasita” e çau ferrën, në kuptim, që i shpëtoi burgut, dhe rifilloi aktivitetin e saj në rrjetet shoqërore virtuale, duke kryer postime.
Në një postim “Albasita” shkruan: “Qentë lehin, karvani ecën para. Më shumë material për ju”, ndërsa në sfond ka vënë një këngë, vargjet e së cilës thonë: “Oooo na kanë inatin”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






































Comments