top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALARMI I ZJARRIT U AKTIVIZUA NË NJË FLUTURIM TË SHOQËRISË “RYANAIR” NË PALMA DE MALLORKA | 18 VETA MBETËN TË PLAGOSUR LEHTË; PASAGJERËT U EVAKUUAN NËPËRMJET DALJEVE TË EMERGJENCËS NË RRËSHQITËSE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 5
  • 1 min read
ree

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Panik për shkak të një alarmi zjarri në bordin e një avioni të shoqërisë “Ryanair”, ndërsa ishte gjysmë ore pas mesnate në njërën nga pistat e aeroportit të Palma de Malorkës (Mallorca), në Ishujt Balearik.


Të paktën 18 pasagjerë pësuan lëndime të lehta, gjashtë prej të cilëve u dërguan në spital”, sipas burimeve të shërbimit të shpëtimit - të raportuara nga enti mediatik vendor “Cronica Balear”.


Fluturimi nga Palma për në Mançester u ndërpre për shkak të një alarmi të rremë zjarri të sinjalizuar nga një dritë paralajmëruese.


Pasagjerët u evakuuan duke përdorur rrëshqitëse të fryra dhe u kthyen në terminal.


Gjatë evakuimit, një numër i vogël pasagjerësh pësuan lëndime të lehta (lëndime në kyçin e këmbës, etj.) dhe ekuipazhi kërkoi ndihmë të menjëhershme mjekësore”.


Kjo është ajo që shpjegon shoqëria “Ryanair” në lidhje me Boeing 737-ën e kompanisë irlandeze që nuk arriti të ngrihej nga ishulli Balearik mbrëmë.


Për të minimizuar ndërprerjet për pasagjerët, ne shpejt organizuam një avion zëvendësues për të operuar këtë fluturim, i cili, u nis nga Palma në orën 7:05 të mëngjesit të sotëm.


Ne u kërkojmë ndjesë sinqerisht pasagjerëve të prekur për çdo shqetësim të shkaktuar.


Dy ambulanca për mbështetje të avancuar të jetës, dy të tjera për mbështetje bazë të jetës dhe ekipe të shumta zjarrfikësish dhe oficerësh të rojes civile u dërguan në vendin e aksidentit”, tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page