top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT NË KALIMASH: 2 TË VDEKUR + 3 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18, 2023
  • 1 min read

Kalimash, Kukës, Shqipëri | Një aksident automobilistik ndodhi në tunelin e Kalimashit (pasditen e sotme). Si pasojë e tij, 2 veta kanë vdekur, dhe 3 të tjerë janë plagosur. Dyshohet se ka qenë një autobot që është përplasur me dy automjete. Autoritetet shtetërore në një njoftim për mediat bëjnë me dije se autoboti dhe një automjet tip “Ford” janë me targat e Republikës së Kosovës, ndërsa një makinë tip “Mercedes-Benz” ishte nën drejtimin e një personi me origjinë nga Tropoja. NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT. Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page