AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR FIER-SEMAN | 2 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 17, 2023
- 1 min read
Fier, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor Fier-Seman.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i auto mjetit dhe një pasagjere.
Rreth orës 10:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S., 58 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S., 56 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi R. S. dhe pasagjerja në automjetin tip “Benz”, shtetasja F. Ll., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments